Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti sot dëshirën e tij për të aneksuar Kanadanë, në ditën e zgjedhjeve parlamentare që po mbahen në fqinjin verior të SHBA-së, ku qytetarët u kërkohet të zgjedhin liderin e tyre të ri. Kurse presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se duhet të jetë ai kreu i ri i shtetit kanadez.
"Uroj fat popullit të madh të Kanadasë," shkroi Donald Trump në një postim në platformën e tij "Truth Social", duke u bërë thirrje kanadezëve të zgjedhin "njeriun që ka fuqinë dhe mençurinë për të përgjysmuar taksat në rast se Kanadaja bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara."
Postimi i Donald Trump
Fat i mirë njerëzve të mëdhenj të Kanadasë. Zgjedhni njeriun që ka fuqinë dhe mençurinë për të ulur taksat tuaja përgjysmë, për të rritur forcën tuaj ushtarake, falas, në nivelin më të lartë në botë, katërfishoni përmasat e automobilave, çelikut, aluminit, lëndës drusore, energjisë dhe të gjitha bizneseve tuaja, ME ZERO TARIFA OSE TAKSA, nëse Kanadaja bëhet shteti i dashur i 51-të i Amerikës. Vija artificiale që u hodh shumë vite më parë nuk do të ekzistojë më. Shikoni sa e bukur do të jetë kjo tokë. Qasje falas pa kufij. TE GJITHA POZITIVET PA NEGATIVITET. Amerika nuk mund të subvencionojë më Kanadanë me qindra miliarda dollarë në vit që ne shpenzonim. Nuk ka kuptim nëse Kanadaja nuk është një shtet!"








