Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të hënën një video që tregon ushtarët e Koresë së Veriut duke u nënshtruar stërvitjes luftarake në Rusi, menjëherë pasi Moska dhe Pheniani konfirmuan raportet për përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë.
Videoja, e ndarë nga media shtetërore, tregon instruktorë rusë duke u mësuar ushtarëve të Koresë së Veriut se si të përdorin pushkët Kallashnikov, granatahedhësit dhe pushkët e gjuetisë për përdorim kundër dronëve.
Pamjet tregojnë gjithashtu stërvitjen me granata dore dhe teknikat e luftimit në zona të hapura dhe llogore.
Pamjet u publikuan disa orë pasi presidenti Vladimir Putin falënderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për dërgimin e trupave për të ndihmuar forcat ruse në rimarrjen e territorit nga forcat ukrainase në rajonin jugperëndimor të Kurskut.








