BOTA /

Të paktën 40 të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Njerëz u vranë nga bombardimet që kanë ndodhur që nga agimi i sotëm

Shkruar nga Versus

Të paktën 40 të vrarë në sulmet izraelite në

Të paktën 40 persona u vranë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, sipas agjencisë palestineze të Mbrojtjes Civile.

“Që nga agimi e deri më tani kemi numëruar 40 viktima”, tha zëdhënësi i agjencisë, Mohammed al-Mughayyir.

Sipas zëdhënësit, 8 persona u vranë kur shtëpia e një familjeje në Tabaliya, në Rripin verior të Gazës, u godit nga raketa. Dhjetë të tjerë u vranë nga një sulm izraelit në një shtëpi tjetër, në lagjen Sudaniya, në qytetin e Gazës.

Në katër sulme të tjera, të veçanta në të gjithë enklavën, humbën jetën 14 persona të tjerë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: