BOTA /

Reagon Kievi ndaj njoftimit të Putinit: Armëpushimi i plotë për të paktën 30 ditë

“Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, ajo duhet të ndalojë menjëherë sulmet”, shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha.

Shkruar nga Versus

Reagon Kievi ndaj njoftimit të Putinit: Armëpushimi i plotë

Ukraina i bëri sot thirrje Rusisë që të pranojë "menjëherë një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë", pas njoftimit të papritur të Vladimir Putin për një armëpushim 3-ditor, nga 8 deri më 10 maj, me rastin e festimeve për fundin e Luftës së Dytë Botërore. 

"Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, ajo duhet të ndalojë menjëherë sulmet," shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha në një mesazh për X.

“Pse po pret 8 majin? - pyeti ai, duke siguruar se "Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Dhe ne e rekomandojmë këtë vazhdimisht, për një periudhë prej të paktën 30 ditësh."- shkroi kryediplomati ukrainas në rrjetin social X. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: