BOTA /

Referendumi për reformat në drejtësi, italianët i thonë "jo" propozimeve të Melonit! Kryeministrja: E respektoj

Shkruar nga Versus

Referendumi për reformat në drejtësi, italianët i thonë

Italianët votuan në referendumin dy ditor të mbajtur mbi reformat që kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi se do ta bënin pushtetin gjyqësor më të pavarur, ndërsa kritikët argumentuan se këto reforma do të bënin të kundërtën.

Ndërkaq, deri më tani janë numëruar mbi 70% e qendrave të votimit dhe procesi po shkon drejt fundit. Vota “Jo” kryeson referendumin me 54.5%, ndërsa “Po” është në pozicionin 45.5%.

Vetë kryeministrja Meloni reagoi pas këtij rezultati që duket se nuk i pranon reformat e propozuara prej saj. Sipas Melonit, qeveria do të respektojë vendimin që qytetarët e kanë marrë me referendum.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, shkroi Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale. Versus.al

Poll