BOTA /

Reflekton Donald Trump! Pezullon tarifat e vendosura për gjithë vendet por jo për Kinën

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, duke shtuar kështu përplasjet me Pekinin.

Shkruar nga Versus

Reflekton Donald Trump! Pezullon tarifat e vendosura për gjithë vendet

Presidenti Donald Trump do të pezullojë për një periudhë 90 ditore tarifat e reja, teksa lufta e tij tregtare tronditi ekonominë botërore.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, duke shtuar kështu përplasjet me Pekinin.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, rrisim tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%.

Shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e sulmimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të pranueshme“, shkroi ai.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: