BOTA /

Richard Grenell do zëvendësojë Waltz në postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare?

Sipas Politico, ish i dërguari special i Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, është njëri nga kandidatët.

Shkruar nga Versus

 

Richard Grenell do zëvendësojë Waltz në postin e

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur të shkarkojë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë atë tashmë janë shfaqur në mediat amerikane.

Sipas Politico, ish i dërguari special i Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, është njëri nga kandidatët.

Përveç Grenell, kandidati për pozicionin e Waltz është Steve Witkoff, i cili u emërua fillimisht nga Trump si i dërguari special për Lindjen e Mesme, dhe më pas për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas.

Witkoff njihet për pikëpamjet e tij pro-ruse, si dhe për idenë e përfundimit të luftës duke përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Presidenti rus Vladimir Putin për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndër kandidatët e tjerë, bien në sy zëvendësshefi i stafit të Trump, Stephen Miller, i njohur për pikëpamjet e tij mjaft radikale të krahut të djathtë që i shpreh shpesh në rrjetet sociale, dhe Sebastian Gorka, një ekspert i sigurisë kombëtare.


Waltz u shkarkua nga puna për shkak të një bisedë në grup në aplikacionin Signal, ku ai shtoi aksidentalisht gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg. Mediat në SHBA raportojnë se Waltz është propozuar tashmë për postin e ambasadorit të SHBA-së në OKB.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: