BOTA /

Rusët rrëzuan gabimisht avionin ku vdiqën 38 pasagjerë? Mediat e huaja: E ngatërruan me dron ukrainas

Shkruar nga Versus
Rusët rrëzuan gabimisht avionin ku vdiqën 38 pasagjerë?
Avioni i rrëzuar dhe shenjat e plumbave

Një avion i Azerbajxhanit që udhëtonte nga Baku i Azerbajxhanit për në Grozny të Rusisë, u rrëzua të mërkurën pranë Aktaut, Kazakistan, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave. Raportet tregojnë se 29 të mbijetuar u shpëtuan nga rrënojat, me 11 prej tyre në gjendje kritike.

"Situata nuk është shumë e mirë, 38 të vdekur," tha zëvendëskryeministri i Kazakistanit Kanat Bozumbayev për mediat lokale. "Trupat janë në gjendje të keqe, kryesisht të djegur, të gjithë të mbledhur. Tani do të jenë në morg dhe do të bëhet identifikimi".

Fillimisht u raportua se avioni kishte bërë ulje të detyruar pasi ishte përplasur me një tufë zogjsh. Por së fundmi, raportet tregojnë shenja plumbash në pjesën e jashtme të avionit gjë që shton dyshimet se avioni mund të jetë goditur gabimisht me kundërajror nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, pilotët kanë kërkuar 3 herë leje për t’u ulur, por rusët e kanë ngatërruar me një dron të lëshuar nga Ukraina. Versus.al

Poll