BOTA /

Rusia shpall "non grata" aktorin George Clooney e gruan e tij

Për Mosken zyrtare, aktori është i padëshirueshëm, pasi fondacioni i tij tha se po hetonte krimet e luftës në Ukrainë

Shkruar nga Versus

Rusia shpall "non grata" aktorin George Clooney e gruan e tij

Fondacioni i yllit amerikan të kinemasë, George Clooney shpallet ”organizatë e padëshiruar” në Rusi.

”Fondacioni punon në një stil hollivudian për të diskredituar Rusinë”, deklaroi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moskës, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Sipas Rusisë ”fondacioni mbështet patriotët e rremë, që kanë ikur nga vendi si dhe anëtarët e organizatave të ndaluara ekstremiste dhe terroriste”.

Fondacioni ”Clooney për Drejtësi” lufton kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Ylli politikisht aktiv i Hollivudit themeloi fondacionin me gruan e tij, avokaten e shquar Amal Clooney.

Rusia shpall "non grata" aktorin George Clooney e gruan e tij

Në tetor, fondacioni kontaktoi Zyrën e Prokurorisë Federale Gjermane në lidhje me krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë.

Ekspertët e fondacionit thanë se rrëfimet nga viktimat ose familjet e tyre, si dhe fotot, videot dhe imazhet satelitore, siguruan prova të krimeve të luftës në tre raste, mes të cilëve një rast përfshin një sulm me raketa në një destinacion turistik në rajonin e Odessa në verën e vitit 2022, i cili la shumë civilë të vdekur dhe disa të plagosur rëndë.

 

Poll