BOTA /

Sarajeva po përgatitet të arrestojë Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik

Gjykata e Apelit e Bosnjë dhe Hercegovinës ka konfirmuar aktgjykimin fajësues të shkallës së parë ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, në çështjen që është zhvilluar kundër tij për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Shkruar nga Versus
Sarajeva po përgatitet të arrestojë Presidentin e Republikës
Milorad Dodik

Gjykata e Apelit e Bosnjë dhe Hercegovinës ka konfirmuar aktgjykimin fajësues të shkallës së parë ndaj presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, në çështjen që është zhvilluar kundër tij për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik është shpallur fajtor se nga 1 deri më 9 korrik 2023, në Banja Lukë, me vetëdije dhe duke qenë i informuar që Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, kishte marrë një vendim për të parandaluar hyrjen në fuqi të Ligjit për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës (më 1 korrik të po atij viti), si dhe një tjetër vendim për të ndaluar hyrjen në fuqi të Ligjit për ndryshimin e Ligjit mbi publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera të Republikës Srpska, kishte ndërmarrë veprime me qëllim vazhdimin e procedurës ligjvënëse, duke mos zbatuar dhe injoruar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Dodik në Kuvendin Popullor të Republikës Srpska miratoi ligje me të cilat shpalli të pavlefshëm veprimtarinë e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV), si dhe të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kjo çoi në kërkesën për ta paraqitur në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës për shkak të hetimeve se po përpiqej të rrëzonte rendin kushtetues.

Tre muaj më vonë, Dodik pranoi të paraqitej në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Gjykata ende nuk e ka publikuar zyrtarisht aktgjykimin e formës së prerë ndaj presidentit të Republikës Srpska./Versus.al

Poll