BOTA /

Sekretari amerikan takime zyrtare në Izrael, shpresa për një armëpushim në Gaza pas 10 muajsh terror lufte

Ky është udhëtimi i nëntë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas kundër Izraelit

Shkruar nga M.H
Sekretari amerikan takime zyrtare në Izrael, shpresa për një
Antony Blinken

Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, u nis të shtunën (17 gusht) për në Izrael për të zhvilluar takime zyrtare për arritjen e një marrëveshje armëpushimi në Gaza që do t’i japë fund luftës 10-mujore, edhe pse një zyrtar i lartë i Hamasit hodhi poshtë optimizmin për një marrëveshje si “një iluzion”.

Ky është udhëtimi i nëntë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas kundër Izraelit.

Ky udhëtim, për të cilin kreu i diplomacisë amerikane shtyu pushimet e tij, zhvillohet pas dy ditësh negociatash në Doha me qëllim arritjen e një armëpushimi, siç kërkoi presidenti amerikan Joe Biden.
Zyrtarët amerikanë pretenduan se ishte bërë përparim në bisedimet pasi një propozim i ri kompromisi, i mbështetur nga Egjipti dhe Katari, u paraqit të premten e kësaj jave.

Biden tha se një "marrëveshje" ishte afër, por Hamasi u përgjigj duke e quajtur atë një "iluzion" dhe duke denoncuar "diktatet amerikane".

Hamasi refuzon çdo propozim të modifikuar kompromisi dhe bën thirrje për zbatimin e planit të shpallur nga Biden në fund të majit.

Një zyrtar amerikan pranoi se procesi nuk është në "fazën e tij përfundimtare" dhe tha se diplomatët aktualisht po përgatisin një "bërthamë zbatimi" për të vënë në punë sa më shpejt kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Një marrëveshje armëpushimi do të ishte një fitore e madhe për Joe Biden ndërsa Partia Demokratike përgatitet të mblidhet në Çikago për të miratuar nominimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale të nëntorit./ Versus.al

Poll