BOTA /

Sëmundja e Mbretit Charles III e pashërueshme, Kate dhe William përgatiten për më te keqen

As mjekët që qëndrojnë pranë monarkut nuk fshihen më. Burime nga Buckingham, Daily Telegraph dhe Radar Online zbulojnë të vërtetën e hidhur: kanceri i Mbretit Charles III nuk mund të shërohet.

Shkruar nga Versus
Sëmundja e Mbretit Charles III e pashërueshme, Kate dhe William
Çifti Kate dhe William dhe monarku Charles III

As mjekët që qëndrojnë pranë monarkut nuk fshihen më. Burime nga Buckingham, Daily Telegraph dhe Radar Online zbulojnë të vërtetën e hidhur: kanceri i Mbretit Charles III nuk mund të shërohet.

“Sovrani po përballet me fundin, edhe pse përpiqet të qëndrojë stoik”—thonë burimet, duke i dhënë edhe më shumë peshë fjalëve që Princi Harry lëshoi disa javë më parë: “Sa kohë i ka mbetur?”

Pavarësisht sëmundjes që po e gërryen nga brenda, Mbreti ka vendosur të dalë në Trooping the Colour, paradën tradicionale që shënon ditëlindjen e tij. Por këtë herë nuk do të kalërojë, do të qëndrojë i ulur në karrocë, një pamje që flet më shumë se 1000 fjalë.

Kate dhe William, trashëgimtari i fronit, po përgatiten për më të keqen. Ata e kanë rritur praninë e tyre publike, gati për të përballur momentin që të gjithë e presin, por askush nuk guxon ta thotë me zë.

“Sovrani nuk do të vdesë nga kanceri, por me kancer”—përsërit shtypi, që citon mjekët e Buckinghamit.
Në sfond, familja mbretërore po përpiqet të ruajë fasadën, të qëndrojë “pozitive” edhe pse e di që fundi po afron. Versus.al

Poll