BOTA /

SHBA dhe Rusia nisin bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky lihet jashtë

Presidenti ukrainas ka deklaruar se nuk do t'i njohë marrëveshjet e paqes ku vendi i tij nuk është i përfshirë në bisedime.

Shkruar nga Versus
SHBA dhe Rusia nisin bisedimet për t’i dhënë fund
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio (ulur i dyti nga e majta) zuri vendin përballë homologut të tij rus Sergei Lavrov (në të djathtë)

Në Arabinë Saudite kanë nisur bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane për të arritur në një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund luftës në Ukrainë e cila së shpejti mbush 3 vite që prej fillimit.

Pala amerikane ka sqaruar se takimi i sotëm nuk është hapje e negociatave, por bëhet për të dalë në një përfundim nëse Rusia e ka seriozisht qëndrimin e saj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa as Zelensky as ndonjë zyrtar tjetër nuk janë në bisedimet që po mbahen.

"Ne nuk mund t'i njohim marrëveshjet [paqes]...pa ne," u tha Zelensky gazetarëve gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dje.

Në vend të kësaj, Zelensky është sot në Turqi për të takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Të pranishmit në bisedime:

Nga ana e Rusisë, Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë e Vladimir Putin në skenën ndërkombëtare për më shumë se 20 vjet.

Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme. Ai ka shërbyer më parë si ambasador i Rusisë në SHBA

Për SHBA:

Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme, ai u konfirmua në këtë rol muajin e kaluar

Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare. Një veteran ushtarak dhe mbështetës prej kohësh i Trump

Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme. Miku personal i Trump, shoku i golfit dhe miliarderi zhvillues i pasurive të paluajtshme

Dhe në krye të tabelës janë mikpritësit sauditë:

Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan al-Saud dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Musaed bin Mohammed al-Aiban. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: