BOTA /

SHBA informon aleatët: Irani po furnizon me raketa balistike Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar aleatët e tyre se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Rusisë, për të ndihmuar Moskën në luftën e tyre kundër Ukrainës.

Shkruar nga Versus

SHBA informon aleatët: Irani po furnizon me raketa balistike Rusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar aleatët e tyre se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt Rusisë, për të ndihmuar Moskën në luftën e tyre kundër Ukrainës.

Lajmi është raportuar në mediat ndërkombëtare të cilat citojnë dy persona që punojnë për inteligjencën amerikane. Deri më tani nuk dihet sasia e armëve dhe raketave balistike që Irani ka dërguar drejt Rusisë, por sipas zyrtarëve të lartë në Washington diçka e tillë ka ndodhur.

Dy zyrtarët e lartë të inteligjencës Amerikane kanë folur në kushtet e anonimatit për mediat ndërkombëtare, pasi çështja nuk është bërë publike zyrtarisht. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të konfirmojë dërgimin e armëve, por përsëriti shqetësimin se Irani po thellon mbështetjen ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin prej muajsh që të mos transferojë raketa balistike në Rusi.

Drejtori i CIA-s, William Burns, i cili ishte në Londër të shtunën për një paraqitje të përbashkët me homologun e tij të zbulimit britanik, paralajmëroi për marrëdhëniet në rritje dhe “shqetësuese” të mbrojtjes që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilat sipas tij kërcënojnë Ukrainën dhe aleatët perëndimorë në Lindjen e Mesme.

Dërgimi i Raketave Balistike nga Irani në Rusi vjen në një kohë që Ukraina po vijon ofensivën e saj ushtarake në Kurs dhe Belgorod, në atë që është pushtimi më i madh i territorit rus që prej Luftës se Dytë Botërore.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po u kërkon me këmbëngulje aleatëve që të lejojnë vendin e tij të përdorë raketa të dërguara nga perëndimi për të goditur thellë brenda Rusisë dhe për të goditur zonat nga ku Moska ndërmerr sulmet ajrore.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: