
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit pas goditjes së SHBA-ve.
Të premten, ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, si dhe homologu i tyre britanik David Lammy, udhëtuan për në Gjenevë me shpresën për të ulur tensionet dhe për të bindur Teheranin në tryezën e negociatave bërthamore.
Pas takimit me ministrin e jashtëm iranian, evropianët dërguan një mesazh të përbashkët se bisedimet duhet të vazhdojnë, duke thënë se ata "mirëpritën përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të kërkuar një zgjidhje të negociuar".
Por më pak se 24 orë më vonë, SHBA-të nisën sulmet ndaj Iranit duke treguar se as nuk e llogarit mendimin e Bashkimit Europian në këtë çështje dhe se vendet e Evropës nuk kanë asnjë peshë në të ardhmen e konfliktit.
Irlanda ka thënë se sulmet përfaqësojnë një "përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm". Në orën e kaluar, ministri i jashtëm spanjoll José Manuel Albares tha se Evropa duhet të jetë "zëri i paqes dhe diplomacisë".
Por tani për tani, Evropa po përpiqet të gjejë zërin e saj dhe nuk po dëgjohet. Versus.al







