
Pentagoni nisi dje publikimin e dosjeve me prova për shfaqjen e fenomeneve të pashpjegueshme në vend të ndryshme të botës. Mes dosjes me 162 dokumente, të paktën 6 raportime për pamje të objekteve fluturuese të paidentifikuara janë regjistruar në Greqi.
Sipas të dhënave të publikuara, disa nga raportimet që lidhen me Greqinë datojnë nga tetori i vitit 2023 dhe janari i vitit 2024. Një prej incidenteve të raportuara më 27 tetor përshkruan një objekt të vogël, me formë rrethore, që lëvizte shumë ulët mbi det dhe kryente manovra të shpejta përpara se të zhdukej nga radarët.
Në dokumente përfshihet edhe një regjistrim komunikimi nga misionet hapësinore të Apollo-s, ku astronautët raportojnë shfaqjen e grimcave ose objekteve shumë të ndritshme gjatë lëvizjes në hapësirë, të cilat më pas i komunikohen qendrës së kontrollit në Tokë.
Autoritetet amerikane theksojnë se publikimi i këtyre dosjeve nuk përbën konfirmim të ekzistencës së jetës jashtëtokësore, por dokumentim të incidenteve ku janë vëzhguar fenomene të pashpjegueshme që nuk mund të shpjegohen plotësisht me të dhënat ekzistuese. Versus.al

