Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi në Truth se do të ketë një armëpushim tre-ditor në luftën në Ukrainë, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa Rusia feston fitoren e saj në Luftën e Dytë Botërore.
“Jam i kënaqur të njoftoj se do të ketë një armëpushim tre-ditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi presidenti amerikan në Truth, duke shtuar se armëpushimi përfshin edhe shkëmbimin e 1,000 të burgosurve për secilin vend.
Ai pretendoi se i kishte kërkuar personalisht Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelensky-t të zbatonin armëpushimin. Versus.al

