I shpalluri “non Grata” Milorad Dodik, kreu i Republika Srpska në Bosnje, është tronditur nga deklarata e fundit e ambasadës së SHBA.
Ambasada shkruan se, Dodik është duke pasuruar veten, dhe se ata i dinë se ku po i çon lekët drejtuesi i serbëve të Bosnjes.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X” ambasada e SHBA në Bosnje shkruan se shumë komuna në të cilat Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), kryetar i së cilës është Dodik janë në pushtet, u tërhoq nga programi amerikan i ndihmës, sepse Dodik u bëri presion për t’u tërhequr.
The United States is a strong supporter of local governance in BiH. This is why we are investing $14.1 million to help municipalities across BiH improve the quality of services they provide to their residents and generate investments and jobs by leveraging the power of the BiH… pic.twitter.com/UKWophunHV
— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) August 9, 2024
“Komunitetet e tyre tani po humbasin përfitimet punë, infrastrukturë të përmirësuar, investime dhe më shumë që ofrojnë këto programe. Dodik merret më shumë me pasurimin e vetes dhe të familjes se sa për të pasuruar komunitetet lokale dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komuna”, thuhet në njoftim.
Më tej në postimin e ambasadës thuhet se “Diaspora Invest” deri më tani ka realizuar 69 milionë dollarë investime dhe ka hapur më shumë se 2800 vende pune në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Të gjitha komunat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të marrin pjesë në programet tona të investimeve dhe programet e qeverisjes vendore, dhe aktualisht 30 komuna nga Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe dhjetë komuna nga RS marrin pjesë në to”, tha Ambasada e SHBA.
Reagimi i përfaqësisë së SHBA përfundoi me deklaratën “Ne e dimë se ku janë paratë”.







