BOTA /

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri, 120 vite larg Tokës. Mundësia për të jetuar është 99.7%

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë.

Shkruar nga Versus

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri, 120 vite larg Tokës.

Një zbulim i ri nga shkencëtarët britanikë ngjall shpresë për ekzistencën e jetës jashtë Tokës. Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 120 vite dritë larg dhe është tre herë më i madh se Toka.

K2-18b ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë se mund të ketë temperaturë të përshtatshme për praninë e ujit të lëngshëm, një përbërës kyç për jetën. Sipas një studimi të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, ky planet mund të jetë një botë “Hycean”, me një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe me ujë. Mundësia për jetë në këtë planet është 99.7%.

Duke përdorur teleskopin James Webb, studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan gjurmë të substancave dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga mikroorganizmat detarë. Kjo ka ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor si një nga sinjalet më të forta të mundshme për jetë jashtëtokësore.
Sidoqoftë, shkencëtarët po tregohen të kujdesshëm dhe theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfundimisht praninë e këtyre molekulave.

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë. Madje, duke qenë se planeti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, krijesat mund të kenë sy më të ndjeshëm ndaj dritës.

 

 

Tags:

planet toka

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: