BOTA /

"Shpejt, shpejt..."/ Fjalët e akti i fundit heroik i serfistit që u v*a nga peshkaqeni

Surfisti me përvojë ishte i pari që vuri re praninë e peshkaqenit dhe po përpiqej të paralajmëronte njerëzit e tjerë në ujë kur u sulmua egërsisht.

Shkruar nga Versus

"Shpejt, shpejt..."/ Fjalët e akti i fundit heroik i serfistit

Sefisti i cili u sulmua nga një peshkaqen i madh ndërsa bënte surf në një plazh të Sidneit dje në mëngjes, arriti të paralajmëronte njerëzit e tjerë në ujë për praninë e grabitqarit të madh përpara se të sulmohej për vdekje.

Një mik i ngushtë i 57-vjeçarit greko-australian, Merkury Psillakis, ka zbuluar aktin e fundit heroik të surfistit me përvojë, pasi ai ishte i pari që vuri re praninë e peshkaqenit dhe u bëri thirrje pjesës tjetër të njerëzve të mblidheshin dhe të ktheheshin në breg. Ndërsa ai përpiqej të dilte nga uji, peshkaqeni, i vlerësuar të jetë i bardhë dhe 3.4 deri në 3.6 metra i gjatë, u zhvendos drejt tij dhe e plagosi për vdekje, duke i gjymtuar pjesë të trupit.

Miku i të ndjerit dhe ish-surfer profesionist, Toby Martin, deklaroi gjithashtu se Psillakis shkonte në plazh disa qindra metra larg shtëpisë së tij çdo ditë për të bërë surf. "Ai ishte plot jetë, duke iu afruar vazhdimisht anëtarëve të komunitetit për të folur me ta", thotë ai për të ndjerin emigrant, duke shtuar se përveçse ishte një surfer i apasionuar, ai ishte një baba, bashkëshort, bir dhe mik i shkëlqyer. "Ai ishte stoik dhe heroik deri në fund. Siguria e të tjerëve ishte më e rëndësishme për të sesa vetëmbrojtja."

Trupi i 57-vjeçarit u gjet duke pluskuar në ujë, ndërsa u gjetën edhe dy pjesë të tavolines së tij të serfit, të cilat po ekzaminohen për të përcaktuar llojin e peshkaqenit që e sulmoi. Rojet bregdetare dhe surfistët që ishin atje e përshkruan skenën si veçanërisht dramatike dhe tronditëse.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin e tyre për peshkaqenin, ndërsa komuniteti lokal mban zi për një anëtar të dashur që humbi, siç thonë miqtë e tij, "duke bërë atë që donte më shumë në botë"./VERSUS/

Poll