BOTA /

Giorgia Meloni: Ja pse u betova si kryeministre me një kostum Armani

Kryeministrja italiane: “Në atë zgjedhje në Quirinale kishte shumë mesazhe: mbrojtja e Made in Italy dhe krenaria për identitetin”

Shkruar nga Versus

Giorgia Meloni: Ja pse u betova si kryeministre me një kostum Armani

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka bërë homazh stilistit të madh Giorgio Armani, duke e cilësuar një ikonë që tregoi se Italia mund të ishte e madhe pa sakrifikuar identitetin e saj.

Në një shkrim për Corriere della Sera, Meloni thekson se Armani mishëroi traditën, elegancën, rafinimin dhe maturinë.

Ajo kujtoi një moment personal të veçantë: ceremoninë e betimit si kryeministre në Quirinale, ku kishte zgjedhur të vishej me një kostum blu marinë të firmës Armani.

“Ishte një zgjedhje që do ta bëja sërish, sepse ai kostum përcillte shumë mesazhe: mbrojtjen e ‘Made in Italy’, inovacionin, cilësinë, krenarinë për identitetin dhe autoritetin. Një Itali që mund të udhëheqë botën,” shprehet Meloni.

Sipas saj, esenca e “Made in Italy” është talenti, kujdesi ndaj detajeve dhe respekti për punonjësit – vlera që Armani i përfaqësoi në mënyrë madhështore, duke e bërë Italinë një pikë referimi në modën botërore.

“Vendi ynë nuk do ta harrojë kurrë gjenialitetin dhe punën e tij të jashtëzakonshme, që e kthyen në një simbol të dashurisë dhe pasionit për bukurinë,” përfundon kryeministrja italiane./ Marrë nga Corriere della Sera

Poll