BOTA /

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit, arsyeja vëthët e Kamala Harrisit

Harris e cila sugjeruar me parë se kufjet e Bluetooth paraqesin një ‘rrezik sigurie’ mbrëmë u akuzua se mbante kufje të maskuara si vathë perla për ta ndihmuar atë gjatë garës 90 minutëshe kundër rivalit të saj.

Shkruar nga B.SH

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit,

Teoricientët e konspiracionit pretendojnë se Kamala Harris ka përdorur kufje sekrete gjatë debatit presidencial mbrëmjen e djeshme.

Harris e cila sugjeruar me parë se kufjet e Bluetooth paraqesin një ‘rrezik sigurie’ mbrëmë u akuzua se mbante kufje të maskuara si vëthë perla për ta ndihmuar atë gjatë garës 90 minutëshe kundër rivalit të saj.

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit,

Kritikët pretendojnë se vëthët e markës Tiffany në fakt janë vathë audio inteligjente të krijuara fillimisht nga kompania gjermane NOVA.

E vetmja ngjashmëri midis vathëve është se të dy palët janë në formë perlash.

Një llogari X e quajtur The Maverick Approach, e cila pretendon të jetë një burim 'lajmi alternativ', ishte e para që shkori për teorinë e konspiracionit.

Llogaria ndau një foto të Harris gjatë konkursit të mbrëmshëm, duke shfaqur qartë vëthët e saj.

Faqja ndau gjithashtu një lidhje me vathët audio NOVA H1, të cilët supozohet se janë 'kufjet e para me kapëse në planet'.

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit,

Një faqe kickstarter që promovon teknologjinë thotë se vëthët vendosen në llapët e veshit dhe mund të 'projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt e në kanalin tuaj të veshit'.

"Dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës", thuhet në reklamë.

"Këta vathë të teknologjisë më të fundit të ngulitur në perla të vërteta për t'ju ofruar muzikë, telefonata dhe asistentë dixhitalë gjatë gjithë ditës."

Vëthët NOVA H1, të cilët shiten me pakicë për rreth 625 dollarë, janë në dispozicion në ar dhe nuk duken si vathët që Harris kishte vendosur të martën mbrëma. 

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit,

Vathët NOVA duket se janë pothuajse në formë gjysmë hëne, ndërsa vëthët e Harris përmbanin një lak të dyfishtë ari poshtë gurit të çmuar.

Mbështetësit e Harris, duke iu kundërpërgjigjur kritikëve të saj në internet, kanë pohuar se vathët e saj janë pothuajse identikë me një palë vathë Tiffany që shiten me pakicë për mbi 2,000 dollarë. /Versus.al

Shpërthen komploti mes mbështetësve të Trump pas debatit,

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: