
Islanda është vënë sot në alarm pas shpërthimit të vullkanit Sunddhnúksgígar duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona.
Hoteli me pesë yje Blue Lagoon ka evakuuar të gjithë turistët duke i zhvendosur ato në hotele të tjera pasi shpërthimit të vullkanit.
Një nga menaxheret e hotelit është shprehur se të gjithë mysafirët duhej të zgjoheshin sot në mëngjes sapo u bë e qartë se një 'dush magme' kishte filluar duke shtuar se evakuimi shkoi me sukses.
Ndërsa Zyra Meteorologjike (IMO) tha se 'një tufë tërmetesh' filloi në mëngjes herët në Rreshtin e Kraterit Sundhnukur.
Tufa e tërmeteve u pasua nga deformime dhe ndryshime presioni në puset e operuara nga kompania energjetike HS Orka.
Vullkanet në gadishull nuk kishin shpërthyer për tetë shekuj deri në mars të vitit 2021, kur filloi një periudhë e aktivitetit sizmik të rritur.
Vullkanologët paralajmëruan se aktiviteti vullkanik në rajon kishte hyrë në një epokë të re.
Islanda është shtëpia e 33 sistemeve vullkanike aktive, më shumë se çdo vend tjetër evropian./Versus.al








