BOTA /

Shpërthim, tym e flakë mes detit / Trump: Goditja e dytë ndaj karteleve të drogës venezueliane, tre të vdekur VIDEO

Operacioni, sipas presidentit amerikan, u krye në ujëra ndërkombëtare - Maduro flet për agresion "në stil ushtarak" nga ana e Uashingtonit.

Shkruar nga Versus

Shpërthim, tym e flakë mes detit / Trump: Goditja e dytë ndaj

Forcat amerikane goditën një anije të kartelit të drogës venezueliane që po shkonte drejt Shteteve të Bashkuara të dielën, njoftoi Presidenti Donald Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Presidenti amerikan tha se tre persona në bord u vranë në sulm, duke shtuar se operacioni u krye në ujëra ndërkombëtare.

“Sulmi u nis ndërsa këta narko-terroristë të konfirmuar venezuelianë ishin në ujëra ndërkombëtare duke transportuar drogë të paligjshme (...) në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump në postimin e tij. Ai përsëriti se kartelet e drogës përfaqësojnë “një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si dhe për interesat jetësore amerikane”.


Postimi u shoqërua nga një video 27-sekondëshe që dyshohet se kap momentin e sulmit ndaj anijes, e cila mund të shihet duke u djegur pas shpërthimit.

 

Poll