
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hedhur sërisht poshtë akuzat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, se Beogradi është përgjegjës për shpërthimet në komunën Zubin Patok në veri të Kosovës.
Vuçiç gjatë deklaratës së tij ka theksuar se bëhet fjalë për një tentativë sulmi të madh dhe hibrid ndaj Serbisë.
‘Ata akuzuan menjëherë Beogradin dhe Serbinë për sulmin. As Beogradi dhe as Serbia nuk e kishin idenë për këtë sulm dhe ne do ta dëshmojmë dhe tregojmë këtë’ është shprehur Vuçciç.
Në fjalimin e tij për publikun nga Presidenca e Serbisë, ai theksoi se Beogradi është i hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e forcave dhe autoriteteve ndërkombëtare në Prishtinë.
Kemi dyshime por nuk do të flasim për këtë
“Nuk thamë se sulmi ishte urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti. Kemi dyshimet tona, por hetimi do ta vazhdojë. Kemi disa njohuri se kush e ka bërë, por derisa të kemi përfunduar hetimet nuk do t'i publikojmë. Jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim me EULEX-in, me Prishtinën, me të gjithë kur është fjala për hetimin”, ka theksuar Vuçiç.
Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se serbët e arrestuar që kanë qenë duke peshkuar në lumë i kanë liruar pasi nuk kanë pasur prova.
“Nuk bëhet kështu një hetim serioz. E gjithë kjo ishte një shfaqje për publikun ndërkombëtar”, tha presidenti i Serbisë.
Gjithashtu Vuçiç hodhi dyshimet se shpërthimin mund të ketë të bëjë dhe me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Vuçiç mendon se do t'i shkonte për shtat kryeministrit të Kosovës, që ta pengojë Listën Serbe që të aplikojë në zgjedhje e ardhshme, duke e shpallur atë listë terroriste./Versus.al








