Sllovenia shpalli sot ''non-grata'' kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu duke i ndaluar atij hyrjen në vend. Vendimin e njoftoi qeveria pas mbledhjes së kabinetit.
Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane, Neva Grasic, tha se vendimi vjen pas procedurave të vazhdueshme kundër Netanyahut "për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".
"Kjo masë nuk drejtohet kundër popullit izraelit, por i dërgon një mesazh të qartë qeverisë së Izraelit se Sllovenia pret respekt të plotë për vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", u tha Grasic gazetarëve.
Me këtë vendim Sllovenia bëhet shteti i parë anëtar i BE që i ka ndaluar hyrjen në vend Netanyahut duke e shpallur këtë të fundit ''non-grata''. Versus.al







