BOTA /

"Si baba dimri t'i plotësoj dëshirat", skandal sek*ual i kryekomunarit serb në Kosovë, del audiopërgjimi i Millosheviç dhe zyrtares

Shkruar nga Versus

"Si baba dimri t'i plotësoj dëshirat", skandal sek*ual

Kosovë- Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës, Sasha Milosheviç.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa regjistrime audio që vërtetojnë rastin, ku dëgjohen biseda intime me një nga punonjëset e komunës të quajtur Angjella, të cilës i flet për të kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën në Debat Plus, regjistrimet janë censuruar për përmbajtjen e tyre eksplicite, por ato përmbajnë edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje të veprimeve të tjera të dyshimta dhe të paligjshme.

Incidenti ndodhi në ambientet e zyrës së kryetarit të bashkisë. Ndërsa Milosheviç ende nuk ka komentuar publikisht për regjistrimet. Versus.al

 

 

Poll