Një rreng i dy komedianëve rusë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkaktuar zhurmë.
Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë.
Komedianët rusë para disa vitesh tentuan t’i bënin rreng edhe Hashim Thaçit, por ky i fundit i zbuloi.
“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë.
Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi asokohe.
Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtë situatë, kishte rënë edhe Zoran Zaev ku ishte përmendur Thaçi.








