
Mediat ruse kanë raportuar se ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu është tentuar t'i bëhet një atenat.
Agjencia ruse e inteligjencës FSB kishte njoftuar më parë se një zyrtar i lartë ishte shënjestruar ndërsa, vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë.
FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë.
Mediat e huaja shkruajnë se deputeti i lartë i Dumës Shtetërore Andrei Kolesnik pretendoi se komploti i supozuar kundër shefit të Shoigut, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të destabilizuar Rusinë.
Zyrtarët e FSB-së ende nuk kanë komentuar mbi raportin e saj.
Në deklaratën e saj, FSB-ja pretendoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase rekrutuan një çift rus, një emigrant të paligjshëm nga Azia Qendrore dhe një banor të Kievit.
Çifti rus dhe banori i Azisë Qendrore u arrestuan, por nuk ishte e qartë se me çfarë akuzash përballeshin.
Mediat shtetërore publikuan një video të FSB-së që tregonte gruan ruse të arrestuar duke rrëfyer se i ishte premtuar drogë në këmbim të vendosjes së kavanozit me kamerën e fshehur në varrin në varrezat Troyekurovskoye.
FSB tha se kishte lëshuar një urdhër arresti për Shamsov me akuzat për trafikim të paligjshëm armësh, që dyshohet se lidhet me një vrasje të vitit 2021 në republikën e Bashkortostanit.
