Hungaria është gati të presë një samit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, tha kryeministri Viktor Orban, duke shtuar se një takim i tillë do të jetë një lajm i mirëpritur për të gjithë ata që përpiqen për paqe në mbarë botën.
Ai e bëri këtë reagim në X të enjten, pak pasi Trump, pas një telefonate me presidentin rus, njoftoi se ai dhe Putini mund të takoheshin në Budapest.
«Jemi gati!», shkroi Orban. «Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës», shtoi kryeministri hungarez.
Me këtë reagim, ai rikonfirmoi se për Putinin nuk do të zbatohet asnjë urdhër arresti për krime lufte në Ukrainë. Versus.al







