
Pas përfundimit të votimeve që rezultuan më masivet në historinë e vendit gjatë 40 viteve të fundit, me pjesëmarrjen e 65% të votuesve me të drejtë vote, sondazhet nxjerrin fituese partinë e ekstremit të djathtë të kryesuar nga Marie Le Pen.
Kjo ka sjellë organizimin e demonstratave masive në Paris, ku mijëra njerëz janë mbledhur duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhet: Fashizmi është gangrenë!
Mbështetësit e Frotit Popullor të Macron, parti të cilën sondazhet e rendisin të tretën në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sot, kanë bërë thirrje që të bllokohet marrja e pushtetit nga ana e ekstremit të djathtë.
Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Macron i cili duke parë rezultatin e sondazheve, ka bërë thirrje që në raundin e dytë të zgjedhjeve, votuesit të mos lejojnë fitoren e krahut të djathtë ekstrem, sepse sipas tij, kjo mund të sillte edhe luftë civile në vend. Versus.al








