Serbi- Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ka mbërritur sot në Beograd ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Vizita në Beograd është e dyta e Donald Trump Jr në gjashtë muajt e fundit. Ai ishte në Beograd në mes të fushatës presidenciale të babait të tij, në fund të shtatorit të kaluar.
Djali i madh i Trump njihet si biznesmen i fuqishëm, ndërsa vizita raportohet se lidhet me këto arsye. Por media serbe Kurir e ka hapur artikullin e saj “një superbombë në rajon” duke iu referuar mundësisë së zhvillimeve të reja që mund të ndikojnë gjeopolitikisht. Versus.al







