BOTA /

Takimi historik Trump-Macron-Zelenski, presidenti francez zbulon të pathënat

Macron e Zelenski japin detajet në rrjetin social X

Shkruar nga Versus

Takimi historik Trump-Macron-Zelenski, presidenti francez zbulon të

“Le të vazhdojmë veprimet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë”, deklaroi kreu i shtetit francez Emmanuel Macron të shtunën pasi mblodhi së bashku homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Elysee.


"Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Franca u mblodhën së bashku për Notre-Dame", shkroi ai në rrjetin social X pas takimit me miliarderin amerikan, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se kishte një takim "të mirë dhe të frytshëm" me Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Paris dhe se të tre liderët dëshironin një paqe "të drejtë" në Ukrainë kundër Rusisë.

“Kam pasur një takim trepalësh të mirë dhe të frytshëm me Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elysée”, tha Volodymyr Zelensky në mediat sociale. “Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë”, shtoi ai. “Ne folëm për njerëzit tanë, situatën në terren dhe një paqe të drejtë,” vazhdoi ai, duke shtuar se të tre liderët kishin “ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku”. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: