BOTA /

Takimi sonte mes Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë "me dyer të mbyllura"

Udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë pritet të takohen në orën 00:30 të mëngjesit (ora shqiptare) Nuk priten deklarata zyrtare për gazetarët para ose pas takimit të tyre.

Shkruar nga Versus

Takimi sonte mes Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

Takimi i Benjamin Netanyahut me Donald Trumpin më vonë sot në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet pa asnjë deklaratë për shtypin, sipas orarit aktual.

Sipas planit, edhe mbërritja e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë në orën 18:30 sipas orës lokale amerikane do të jetë e mbyllur për shtypin. Më pas, të dy udhëheqësit do të kenë një darkë private me gratë e tyre.

Ndryshe nga dy vizitat e mëparshme të Netanyahut këtë vit, nuk është planifikuar asnjë konferencë për shtyp apo foto në Zyrën Ovale.

Para darkës me Trumpin, Netanyahu do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve ëitkoff, në Blair House, ku do të qëndrojë kryeministri izraelit.

Të martën, Netanyahu është planifikuar të takohet me Zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance, dhe anëtarë të Kongresit në Capitol Hill. Të mërkurën, ai planifikon të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Pentagon, përpara se të organizojë një gala për udhëheqësit hebrenj dhe ungjillorë.

Netanyahu është planifikuar të kthehet në Izrael të enjten.

 

Poll