
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e djeshme në SHBA mes turmës gjatë festivalit Old West End.
Raportohet se u plagosën të paktën 12 persona duke shkaktuar panik mes mijëra pjesëmarrësve që vrapuan për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës gjatë festivalit vjetor që organizohet në lagjen historike Old West End. Sipas autoriteteve amerikane, hetimet paraprake tregojnë se dy persona të armatosur mund të kenë qëlluar ndaj njëri-tjetrit mes pjesëmarrësve.
Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e kaosit, teksa dhjetëra persona vrapojnë për të gjetur strehim sapo dëgjohen krismat.

