Itali- Një turiste 32 vjeçare kolumbiane ka përjetuar një tmerr të vërtetë në një periferi të Romës ku një grup prej 5 emigrantësh të ardhur nga vende jashtë Evropës. E reja e cila kishte qenë në Itali vetëm për 10 ditë, ishte joshur nga një person jashtë një restoranti i cili i kishte ofruar kanabis.
Në momentin që i ishte afruar, burri e kishte detyruar që të hipte në një furgun nga ku më pas u dërgua në një ndërtesë të braktisur ku u drogue dhe u përdhunua nga 5 persona të cilët e kërcënonin me vdekje në rast se tentonte të largohej.
Ekzaminimet mjekësore treguan se rrëfimi i turistes ishte plotësisht i vërtetë. Pas një aksioni të policisë italiane në ndërtesën e braktisur, u arrestuan 5 prej emigrantëve të dyshuar, ndërsa për 11 të tjerët që u gjetën në godinë është lëshuar urdhër dëbimi. Versus.al

