Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Hertfordshire, Britani e Madhe.
Gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC, John Hunt janë lidhur dhe më pas janë qëlluar me hark në shtëpinë e tyre.
Dyshohet se autori i ngjarjes së rëndë është, Kyle Clifford, 26 vjeç ish i dashuri vajzës së komentatorit, Lousie.

Clifford i shapllur në kërkim ka punuar si roje sigurie, shkruajnë media britanike.
Tre gratë kur u zbuluan nga policia, ishin gjallë por ndërruan jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.



Viktimat janë zbuluar nga vetë komentatori në momentin kur ai ka mbërritur në shtëpi.
Sipas dëshmisë së një fqinji, një 40-vjeçari, i cili donte të mbetej anonim, nga shtëpia e komentatorit janë dëgjuar britmat e grave, ku më pas brenda një çerek ore shpërtheu “kaosi absolut”.
Rrugët e lagjes u bllokuan më pas nga një duzinë me makina policie, por vrasësi arriti të zhdukej.
Siç raporton një fqinj tjetër, 50-vjeçar, zona ka qenë gjithmonë “e qetë”.
"Unë dhe gruaja ime - tha ai për mediat lokale - shpesh udhëtojmë në atë rrugë se është e qetë. Ajo që ndodhi është befasuese. Një tragjedi."/ Versus








