BOTA /

Tragjedi në futbollin grek, lojtari 21 vjeçar 'kolapson' në fushë dhe ndërron jetë në spital

Shkruar nga Versus

Tragjedi në futbollin grek, lojtari 21 vjeçar 'kolapson'

Një tragjedi ka goditur futbollin grek, pasi ka humbur jetën futbollisti 21-vjeçar i Atromitos Piraeus, Alex Bangse.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes së së shtunës kundër Ikaros Kallithea i riu ndjeu dhimbje dhe u rrëzua.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta risjellin në jetë, ndërsa u përdor edhe një defibrilator.

Futbollisti 21-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, me puls ende por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke përhapur trishtim në të gjithë futbollin grek. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: