BOTA /

Tragjedi në Itali, banorët nuk pranuan të largoheshin dhe hodhën banesën në erë, vd*sin 3 policë

Si pasojë e shpërthimit u plagosën 15 persona.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Itali, banorët nuk pranuan të largoheshin dhe

Itali- Tre karabinierë u vranë dhe 13 ushtarë dhe oficerë policie mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një shtëpi fshati në Castel D’Azzao në provincën e Veronës.

Mediat italiane shkruajnë se policia po evakuonte banesën ku ndodheshin 3 persona në momentin kur ndodhi shpërthimi. E gjithë banesa dy katëshe u shemb duke zënë brenda ushtarët dhe oficerët.

Ministri Piantedosi tha se dyshohet se shkak për shpërthimin ka sasia e madhe e gazit që shpërtheu. Zëvendëskryetari i bashkisë së Castel D'Azzano deklaroi se banorët "nuk donin të largoheshin nga shtëpia" dhe se papafingo ishte e mbushur me gaz.

"Operacioni ishte planifikuar sepse forcat speciale po vinin nga jashtë provincës, dhe pritej mbërritja e ambulancës, sepse e dinim se mund të kishte të lënduar, por kurrë nuk e imagjinonim se ata kishin planifikuar një shpërthim si ky, i cili u dëgjua brenda një rrezeje prej 5 kilometrash", tha Antonello Panuccio, zëvendëskryetar i bashkisë së Castel d'Azzano.

Shpërthimi ndodhi kur dera e përparme u hap dhe goditi policinë dhe zjarrfikësit që po hynin me forcë. Dëbimi ishte planifikuar prej ditësh pas disa përpjekjeve për të bindur tre vëllezërit të largoheshin nga prona. Banorët kishin kërcënuar vazhdimisht se do të hidhnin veten në erë. Prandaj, karabinierët nga Forcat Speciale dhe agjentë nga UOPI, të specializuar në operacionet kundër terrorizmit, u dërguan në vendngjarje duke pasur parasysh rrezikun e ndërhyrjes.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, karabinierët nuk arritën ta ndalonin sulmin. Sipas raportimeve fillestare, një grua shkaktoi shpërthimin. Ajo dhe vëllai i saj, të dy rreth të 60-ave, pësuan djegie dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Të dy u arrestuan, ndërsa një i afërm i tretë është ende në kërkim në zonë.

Shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe e përfshirë nga flakët, dhe dhjetëra zjarrfikës po punojnë për ta shuar atë. Gjithashtu, po punojnë edhe shërbime të shumta mjekësore emergjente. Versus.al

Tags:

itali

Poll