BOTA /

Tragjedi në Tokio: Dy boksierë japonezë vdesin në të njejtin turne

Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa vdiqën nga lëndimet e pësuara në ndeshje të ndara të të njëjtit turne.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Tokio: Dy boksierë japonezë vdesin në të

Dy boksierë japonezë kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve që morën në dy ndeshje të ndryshme gjatë të njëjtës ngjarje në Tokio, njoftoi sot (10 gusht) një burim zyrtar.

Bëhet fjalë për Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa, të dy 28 vjeç, të cilët garuan në “Korakuen Hall” në Tokio në mbrëmjen e 2 gushtit. Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku iu nënshtruan operacioneve në tru, por pa sukses.

Kotari, i cili kishte barazuar në dymbëdhjetë raunde me një tjetër boksier japonez, humbi ndjenjat pak pas ndeshjes dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, më 8 gusht, për shkak të një hematome subdurale, njoftoi klubi i tij dje (9 gusht).

Urakawa u ndalua nga gjyqtari në raundin e tetë dhe të fundit. “Ai vdiq tragjikisht si pasojë e plagëve që mori gjatë ndeshjes së tij,” njoftoi WBO (Organizata Botërore e Boksit) në një postim në Instagram sot (10 gusht).

Sipas raportimeve të mediave japoneze, vdekja e tij ndodhi mbrëmjen e së shtunës, një javë pas ndeshjes.

Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Japonez të Boksit, Tsuyoshi Yasukoshi, deklaroi se kjo ishte ndoshta “herë e parë në Japoni që dy boksierë i nënshtrohen operacionit në tru për plagë të marra gjatë të njëjtës ngjarje sportive”./Versus.al

Tags:

boks japoni

Poll