BOTA /

Tragjedia / Arrin në 226 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate

Numri mund të rritet edhe më tej, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Shkruar nga Versus

Tragjedia / Arrin në 226 numri i të vdekurve nga shembja e

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo ka shkuar në 226, ndërsa të gjithë trupat u janë dorëzuar familjarëve të viktimave, njoftuan autoritetet.

Çatia në klubin e natës Jet Set u shemb në orën 00:44 më 8 prill, ndërsa ylli i muzikës merenge Ruby Perez ishte në skenë. Ai vetë humbi jetën kur ndodhi kolapsi.

"Ka 221 vdekje në vendin e tragjedisë dhe 4 nga spitalet," tha Ministri i Shëndetësisë Publike Victor Atala në një konferencë për shtyp dje në mëngjes. Një grua nga Kosta Rika iu nënshtrua plagëve të marra më vonë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 226.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: