BOTA /

Tragjedia e Tempit me 57 viktima, shpërthim me bombë në kompaninë që po hetohet në Athinë

Shkruar nga Versus
Tragjedia e Tempit me 57 viktima, shpërthim me bombë në
Foto nga vendngjarja

Greqi- Një shpërthim me bombë është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:30 në kompaninë e trenave “Helenic Train” në zonën “Avenue Syggrou”.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar përveçse demë materiale ndaj makinave që ndodheshin të parkuara. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një motor me dy persona ndalon në parking, lë çantën ku ndodhej lënda plasëse dhe largohet.

Tragjedia e Tempit me 57 viktima, shpërthim me bombë në Tragjedia e Tempit me 57 viktima, shpërthim me bombë në  

Për ngjarjen reagoi ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e cila dënoi aktin e rëndë që rrezikoi jetën e njerëzve në një zonë të populluar në Athinë. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorëve, ndërsa vërehet se kompania “Helenic Train” po hetohet për tragjedinë e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar kur 57 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Në përvjetorin e tragjedisë, Athina dhe Selaniku u përfshinë nga protesta të fuqishme nga të cilat pati edhe dëme të konsiderueshme si pasojë e reagimit të fuqishëm popullor dhe kërkesën për llogaridhënie e ndëshkim. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: