BOTA /

Tragjedia në Koçan/ Policia vijon kontrollet, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të klubit

Janë sekuestruar sende që do të përdoren si prova në hetimin e zjarrvënies tragjike, ndërsa jozyrtarisht, gruaja dhe vajza e pronarit të klubit “Puls”, Dejan Jovanov – Deki, janë në stacionin policor që nga nata e kaluar.

Shkruar nga Versus

Tragjedia në Koçan/ Policia vijon kontrollet, arrestohen gruaja dhe

Rreth njëzet shtëpi janë kontrolluar nga policia në disa zona në Koçan dhe Shkup.

Janë sekuestruar sende që do të përdoren si prova në hetimin e zjarrvënies tragjike, ndërsa jozyrtarisht, gruaja dhe vajza e pronarit të klubit “Puls”, Dejan Jovanov – Deki, janë në stacionin policor që nga nata e kaluar.

Prokuroria nuk e konfirmon këtë informacion, por thotë se disa persona janë pyetur dje dhe sot.
“Janë kryer kontrolle në pesë zona në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër ekspertizë. Janë zhvilluar gjithashtu intervista me individë që mund të kenë informacion të caktuar”, njofton Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria thotë se do të njoftojë publikun për çdo arrestim të ri, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar veprimin për sigurimin e provave, por pa dhënë më shumë detaje. Prokuroria njofton se do të lëshohet një urdhër për Drejtorinë e Policisë Financiare për të ndërmarrë veprime lidhur me punën materiale të disa personave juridikë, si dhe individëve të tjerë, shkruan ​KosovaPress.

Hetimi për zjarrin që vrau 59 të rinj deri tani ka përfshirë 34 individë dhe tre subjekte juridike. Mes të arrestuarve janë ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski, kryetari i dorëhequr i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, si dhe paraardhësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikolco Iliev. Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, dhe ish-sekretarja shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekic, kanë përfunduar gjithashtu pas hekurave.

Grupi i prokurorëve është zgjeruar nga dje me 11 hetues, të cilët pritet të marrin dëshminë e më shumë se 300 dëshmitarëve. Në tragjedinë e diskotekës në Koçan humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u plagosën.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: