Një 14 vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë sot, më 7 janar, teksa po lëvizte në një autobus të linjës në Londër, Angli.
Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën “Woolwich Church” pranë kryqëzimit me “South Circular Road A205”, ndërsa policia u njoftua rreth orës 14:30.
I mituri ndërroi jetë vetëm pak kohë pas mjekët nga Shërbimi i Ambulancës së Londrës dhe ambulancës ajrore mbërritën në vendngjarje.
Deri tani Policia nuk ka bërë asnjë arrestim në lidhje me ngjarjen por po punon për identifikimin e autorëve, duke vendosur postoblloqe dhe duke bllokuar disa prej rrugëve kryesore.
Ndërkohë disa nga qyetarët janë shprehur se kjo ndodhi është tragjike.
“Nuk mund ta besoj që një djalë është vrarë me thikë në autobus. A është e rrezikshme të lëvizësh me autobus tani”, citon Daily Mail.







