BOTA /

Tragjike/ 34 vjeçarja shtatzënë vetëvritet me armë zjarri! Gjithçka ndodhi pas festës familjare

Policia po punon për shkakun që e ka shtyrë të renë shqiptare të ndëmarrë aktin drastik duke i dhënë fund jetës pavarësisht se ishte në muajin e katërt të shtatzanisë.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ 34 vjeçarja shtatzënë vetëvritet me armë

Kosovë- Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës. Viktima po dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në morg.  E ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë ku jetonte. 

Ende nuk dihet motivi që e ka shtyrë të ndëmarrë vendimin drastik, por kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani raportohet se në trupin e viktimës janë vërejtur raste hematome.  Versus.al

Poll