BOTA /

Tragjike/ Kalonte natën në stacionin e trenit, humb jetën 37 vjeçari shqiptar në Francë (EMRI)

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj. Raportohet se ai ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ Kalonte natën në stacionin e trenit, humb jetën 37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngjesin e 1 shkurtit, policia franceze ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi nga Kosova.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj. Raportohet se ai ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez.

Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg. Haxhiaj kishte një mik dhe kalonte natën me të. Pikërisht miku e gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Burri nga Kosova kishte bërë një kërkesë urgjente më 24 janar për strehim, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk ka marrë një përgjigje./Rue89Strasbourg/

Poll