BOTA /

Tronditëse/ Nëna paguan për vrasjen e vajzës së mitur, "e tradhton" ekzekutori: Isha e lodhur

Ngjarja u zbulua kur burri që ajo kishte porositur për vrasjen, vendosi të denoncojë gjithçka në polici.

Shkruar nga Versus

 

Tronditëse/ Nëna paguan për vrasjen e vajzës së mitur,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një nënë është arrestuar pasi u përpoq të paguante dikë për të vrarë vajzën e saj 12-vjeçare.

Ngjarja u zbulua kur burri që ajo kishte porositur për vrasjen, vendosi të denoncojë gjithçka në polici.

Gruaja 46-vjeçare, e identifikuar si Svetlana, i ofroi 1,100 euro një të njohuri për të mbytur vajzën në një lumë në rajonin e Chelyabinsk. Ajo justifikoi veprimin duke thënë se ishte “e lodhur” nga sjellja e fëmijës dhe konfliktet e shpeshta mes tyre.

Burri që do kryente ‘porosinë’, 36-vjeçari, me emrin Andrei, e tradhtoi nënën. Ai i tregoi të miturës të gjithë planin dhe më pas e ndihmoi të fshihej, duke informuar menjëherë autoritetet.

Sipas autoriteteve, gruaja kishte planifikuar ta paguante në dorë për kryerjen e vrasjes. Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi menjëherë nënën, e cila tashmë përballet me deri në 15 vite burg.

Vajza 12-vjeçare është vendosur në një institucion social së bashku me dy vëllezërit e saj, të moshës 6 dhe 17 vjeç. Nëna ka gjithashtu edhe një vajzë 18-vjeçare.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik rus dhe më gjerë, duke ngritur pyetje serioze për gjendjen psikologjike dhe sociale të familjeve në nevojë.

Tags:

rusi vrasje

Poll