Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara i është përgjigjur pa vonesa kërcënimeve ekonomike që Donald Trump bëri kundër Moskës.
Më herët, Presidenti amerikan tha se do të vendosë tarifa dhe sanksione ndaj Rusisë “nëse Moska nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën”.
Dmitry Polyanskiy tha se Kremlini do të duhet të shqyrtojë se çfarë Trump mendon do të përfshijë në marrëveshje përpara se të vazhdojë me të.
Ai thotë se nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës, por së pari sipas tij duhen adresuar shkaqet e krizës në Ukrainë.
“Nuk është vetëm çështja e përfundimit të luftës. Është para së gjithash çështja e adresimit të shkaqeve rrënjësore të krizës në Ukrainë”, tha Polyanskiy për Reuters.







