BOTA /

Trump kërc*non Izraelin: Nëse aneksoni Bregun Perëndimor, humbisni mbështetjen tonë

Trump tha se nuk do ta lejojë një gjë të tillë pasi ua ka premtuar vendeve të Lindjes së Mesme.

Shkruar nga Versus

Trump kërc*non Izraelin: Nëse aneksoni Bregun Perëndimor,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se një aneksim i Bregut Perëndimor nga Izraeli nuk do të ndodhë.

“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse i dhashë fjalën vendeve arabe. Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste të gjatë me revistën TIME.

Gjatë nëntë muajve të fundit, SHBA-të kanë goditur infrastrukturën bërthamore të Iranit dhe kanë kontribuar në rënien e ndikimit të Teheranit në rajon. 

Pasojat e këtyre sulmeve kanë çuar në rënien e regjimit të Assadit në Siri, ndërsa qeveritë e reja në Damask dhe Bejrut kanë sinjalizuar hapje ndaj Washingtonit.

Trump ka përdorur një qasje tipike “dealmaker”-i, duke kombinuar presionin me joshjen, për të sjellë në tryezë dy armiq të betuar si Hamas dhe Netanyahu. 

“Ai po i prish të gjitha parimet tradicionale të diplomacisë së Lindjes së Mesme,” tha historiani dhe ish-ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren. 

“Trump po rikthen hegjemoninë amerikane në rajon – dhe deri tani, e ka arritur”.

Sipas vetë presidentit, suksesi buron nga përdorimi i forcës ushtarake amerikane. Ai kujton vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani gjatë mandatit të parë dhe sulmet e pranverës së kaluar ndaj tre objekteve bërthamore iraniane. 

“Asnjë president nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë. Unë isha. Dhe falë kësaj, kemi një Lindje të Mesme ndryshe”, tha Trump.

Poll