
Gjatë fjalimit të mbajtur pas Samitit të NATO-s në Hagë, ish-presidenti amerikan Donald Trump riktheu në vëmendje çështjen e Kosovës dhe Serbisë.
Ai deklaroi se së fundmi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka qenë i angazhuar në përpjekje për zgjidhjen e disa konflikteve ndërkombëtare, përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh dhe më pyeti nëse mund të ndihmoja me Iranin. I thashë jo, por mund të më ndihmojë me Rusinë. Sepse, në javët e fundit kemi punuar me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se të premten pritet të vijnë edhe përfaqësuesit e Kongos dhe Ruandës, pasi atje ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump./Versus.al







